Ahmeti sonte në “Opinion” për idenë e kryeministrit shqiptar

Shkup, 22 qershor 2020

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti sonte me fillim në ora 22 do të jetë mysafir i Blendi Fevziut në emisionin “Opinion” në televizionin Klan të Shqipërisë.

Në emision do të diskutohet rreth kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, por edhe për shqiptarët në rajon, në veçanti për dialogun Kosovë – Serbi dhe takimin në Uashington si dhe zgjedhjet në Serbi me theks në bashkimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Intervista do të mund të ndiqet në TV KLAN dhe në kanalin Jutjub të TV Klan.

Bashkimi Demokratik për Integrim

__________________________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formë integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.