Ahmeti: Orientimi pro-NATO dhe pro-BE ruhet me kujdes

Shkup, 22 qershor – Megjithëse kishte shumë presione, nga partitë proruse dhe ruse, me Platforma të rrezikshme kundër NATO-s dhe kundër bisedimeve me BE-në, ne ia arritëm ta anëtarësojmë Maqedoninë e Veriut në NATO dhe të nisim negociatat me Bashkimin Evropian, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Klan TV.

“Jam shumë i sigurt se orientimi pro-NATO dhe pro-BE ruhet me kujdes dhe kjo u konfirmua në takimin me kreun e shtetit, me rastin e vitit të kaluar me mos-hapjen e negociatave me BE-në. Atëkohë u frikësova se parti të ndryshme mund të luhaten, por të gjithë ishim të një qëndrimi se ne, nuk e humbim besimin te Evropa dhe që të gjithë e konfirmuan rrugën drejt BE-së”, tha Ahmeti, ndërsa tregoi se fillimisht, kishte shumë presione nga disa parti proruse që shpreheshin kundër BE-së dhe NATO-s.

Sipas tij shqiptarëve nuk ju duhen më shumë se dy parti. Ishte Lëvizja BESA, siç tha, që kërkoi garanci nga Tirana zyrtare për Deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare.

“Unë që në fillim i kam thënë kryeministrit të Shqipërisë që të llogarit në mbështetjen time. Erdha në
Tiranë, por e keqja ishte se ai takim u keqpërdor, sepse BESA me t’u kthyer në Shkup, deklaroi se marrëveshja u arrit në Tiranë, ndërsa Deklarata ishte arritur në Shkup. Dhe pastaj kjo u keqpërdor duke e akuzuar Tiranën zyrtare dhe ndodhi ajo që ndodhi në vitin 2017”, u shpreh në emisionin “Opinion” në Klan TV lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa foli edhe për numrin e madh të partive shqiptare.

“Në Shkup, në Aleksandër Palas arritëm marrëveshje për Deklaratë të përbashkët. Atëkohë, një parti politike erdhi në Tiranë dhe kërkoi garanci. Dhe më ftoi kryeministri i Shqipërisë dhe unë i thash që të llogarit në mbështetjen time. Erdha në Tiranë, por e keqja ishte se ai takim u keqpërdor, sepse BESA me t’u kthyer në Shkup, deklaroi se marrëveshja u arrit në Tiranë, ndërsa Deklarata ishte arritur në Shkup. Dhe pastaj kjo u keqpërdor duke e akuzuar Tiranën zyrtare dhe ndodhi ajo që ndodhi në vitin 2017”, tha Ahmeti, derisa ka akuzuar numrin e madh të partive opozitare.

“Në Maqedoni kemi situatë tjetër, nuk është si Malësia e Madhe në Mal të Zi, apo si në Preshevë. Maqedonia i ngjan Bosnjës, me shumë etni. Nuk ka nevojë shqiptarët që të kenë pesë apo gjashtë parti, sepse copëtohet vota shqiptare. Dikur, shqiptarët i kanë dashur si teneqepunues,
barinj…, por jo edhe për zyrtarë të lartë. Dhe tani, ata shqiptarët i duan vetëm për vota. Kjo është e keqja e partive të shumta, që po copëtojnë votat”, tha Ahmeti , ndërsa shti se akoma nuk është koha që maqedonasit ta votojnë parti shqiptarë. “Edhe nëse e bëjnë, ata votojnë fshehur. Unë që në 2003 kam hapur Degë në vende kryesisht të banuar maqedonas, por i rrihnin, i gjakosnin. Kështu që, hë për hë shqiptarët duhet të etablohen në dy parti politike, sikurse maqedonasit. Pastaj shumë më lehtë do vinim te etablimi ideor, sepse kështu të zgjeruar, nuk mund të kemi qëndrim të prerë ideor. Ne akoma kemi nevojë për të luftuar për përfaqësimin e drejtë, për implementimin e Ligjit të gjuhës shqipe”, tha Ahmeti. fab/