Tabaku: Ramavirusi ka zhytur në varfëri dhe papunësi Shqipërinë, vendi drejtohet nga gënjeshtari më i madh

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja e Partisë Demokratike Jordia Tabaku, shkruan se premtimet e pambajtura e kanë shoqëruar kryeministrin Edi Rama në 7 vitet e keqqeverisjes së tij.

Sipas tij, Ramavirusi ka zhytyr në varfëri dhe papunësi Shqipërinë.

Postimi i plotë

”Premtimet e pambajtura dhe gënjeshtrat e përditshme kanë shoqëruar çdo ditë Edi Ramën në 7 vitet e keqqeverisjes së tij.

RAMAVIRUSI ka zhytur në varfëri dhe papunësi Shqipërinë. 

Vendi më i varfër në rajon që drejtohet nga Gënjeshtari më i madh në rajon! 

Asnjë formë propagande nuk mund ta fshehë të vërtetën.”