Sulmuesi shqiptar lë nam, do penalltinë më të çuditshme në botë

Sion u mposht në shtëpi 1:2 nga St Gallen ditën e djeshme dhe skuadra e drejtuar nga Paolo Tramezzani rrezikon qëndrimin në elitën e futbolli zviceran.

Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami e nisën ndeshjen si titullarë, teksa Arian Kabashi e ndoqi nga stoli.

Kasami shënoi golin e vetëm të Sion. 28-vjeçari nuk gaboi nga pika e penalltisë në minutat shtesë dhe gjeti golin e nëntë sezon. Një episod qesharak ndodhi gjatë sfidës së djeshme dhe lojtari i kombëtares së Zvicrës ishte protagonist.

Kasami po tentonte të futej në zonën mike, por u “frenua” nga një kontakt minimal me brazilianin Patrick, shokun e tij të skuadrës.

Të dy në tokë dhe pretendime për penallti, por arbitri kryesor vazhdoi lojën me të drejtë.