Spitali në Kozle prej nesër do të pranojë pacientë me KOVID-19

Shkup, 20 qershor 2020 (MEDIAL) – Spitali i Institutit për sëmundje të mushkërive te fëmijët- Kozle prej nesër do të pranojë pacientë të moshuar me Kovid -19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH), duke informuar se po zhvillohen përgatitjet e fundit për vënien në funksion të pranimit të pacientëve pozitivë me virus.

Në dispozicion do të jenë 60 vende për mjekimin e të moshuarve dhe 15 për fëmijë të dyshuar dhe të infektuar nga virusi. Është paraparë që në këtë spital të barten pacientë me fotografi më të lehtë dhe të mesme klinike. Spitali po ekipohet me ekipe të internistikës dhe infektologjisë, mjekë dhe motra që do të vijnë edhe nga Klinika infektive dhe nga brenda.

“Që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë spitali i Institutit për sëmundje të mushkërive te fëmijët- Kozle ka qenë i dedikiuar për trajtimin e të dyshuarve dhe fëmijëve të infektuar me Kovid-19. Për momentin në spital janë akomoduar tre fëmijë të dyshuar me virus, rezultatet e të cilëve po priten. Prej nesër spitali do të bëjë pranimin edhe të pacientëvë të moshuar me Kovid-19”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Krahas Klinikës infektive, spitalit “8 shtatori” e cila funksionon si Qendër Kovid-19, pacientë të dyshuar dhe të infektuar me koronavirus mjekohen edhe në spitalet në Kumanovë, Tetovë, Shtip, Veles, Prilep, Manastir dhe Ohër. fab/