Shteti që shënoi rekord të rasteve të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

India ka shënuar 15 mijë e 413 raste të reja me COVID-19 vetëm gjatë 24 orëshit të fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i përhapjes së pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi në shtetin e dytë në botë për madhësinë e popullsisë shkoi në mbi 410 mijë persona, shkruan “CNN”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 306 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 13 mijë e 254.

Pavarësisht numrit të lartë të rasteve, qeveria indiane i ka lehtësuar masat kufizuese me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike.