Shkon në spital në gjendje të rënduar pasi piu fostoksinë, 49- vjeçarja në Berat: Burri më dhunon sistematikisht

Dit e sotme një 52-vjeçar nga Kuçova është arrestuar nga policia pasi bashkëshortja e tij është paraqitur në gjendje të rëndë në spital.

Raportohet se bashkëshortja e 52-vjeçarit P. P., 49 vjeçe, mbërriti në gjendje të rënduar në spital pasi kishte pirë fotoksinë.

Në deklaratën e saj 49-vjeçarja u shpreh se kishte shkuar në këtë pikë pasi bashkëshorti i saj e kishte dhunuar sistematikisht.

Sakaq shtetesja P. P. është transportuar në QSUT, për ndihmë më të specializuar.