Sanchez entuziazmon tifozët

“Nuk dua të humbas kurrë! As edhe në stërvitje… Kur gabohet një pasim tepër i lehtë më vjen të plas, jam i gatuar kështu”. Nuk është Zlatan Ibrahimovic, perfeksionisti i futbollit, por Alexis Sanchez, që dëshiron të lërë pas problemet e dëmtimeve dhe përshtatjen e vështirë në Serie A me fanelën e Interit.

Për zikaltër do të rinisë kapitulli titull dhe Europa League, por duhet të gjenden gati. Kileni, i huazuar nga Manchester United, shpreson që çdo gjë të shkojë mirë dhe t’I dhurojnë tifozëve një kënaqësi që presin prej thuajse 10 vitesh.

“Kemi mundësinë për të rinisur të luajmë dhe të praktikojmë profesionin dhe zbavitjen tonë, futbollin. Do të bëjmë çmos që tifozët të kënaqen këtë sezon dhe të festojnë”.

Në fund, elozhe edhe për Conten. “Conte të bën të mësosh gjëra të reja në futboll, të shpjegon sit ë luash: është një punë e thellë, e udhëhequr nga mentaliteti dhe që synon fitoren. Ai na tregon rrugën”.