Protestuesit në Francë spërkatën me bojë të kuqe objektin e Ministrisë së Shëndetësisë

Protestuesit në Francë i hodhën bojë të kuqe objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, si shenjë proteste ndaj kushteve spitalore.

Sipas mediave të huaja, një grup i aktivistëve spërkatën ndërtesën të shtunën, pasi akti synonte të simbolizonte gjakun e njerëzve që ndërruan jetë nga coronavirusi.

“Për vite me radhë, punonjësit e shëndetësisë paralajmëruan për faktin se nuk kanë mjete të mjaftueshme, për sa i përket shtretërve dhe pajisjeve të tjera”, tha Aurelie Trouve, një aktiviste e grupit.

Sipas tyre stafi i kujdesit shëndetësor po kërkon paga më të larta, dhe kushte më të mira pune.