Për 70 teste të Serbisë shumë zhurmë, për zgjedhje të saj në Kosovë heshtje absolute, pse?

Viti 2020 filloj me shumë telashe në rajon dhe përtej nga një virus që me herët ishte i panjohur për të gjithë,COVID-19.Ky virus vdekjeprurës u shfaq me një shpejtësi të mëdha edhe në Kosovë ku sistemin e shëndetësisë e gjeti shumë të brishtë nga mungesa e investimeve të qeverive paraprake në këtë sektor mjaft të rëndësishem për shëndetin qytetarë.

Në anën tjetër Serbia kishte shfrytëzuar mjaftë mirë këtë brishtsi të shëndetësisë sonë duke dhuruar 70 teste për serbët në Kosovë dhe pikërisht ata që ishin përgjegjës për mos investime që mos të them degradim ne shëndetsi duke kerkuar edhe shërim qytetarët tanë në Serbi, çuditerisht u ngriten ne këmb me kritika e akuza për ato 70 teste madje duke kritikuar që e futen Serbinë e Rusinë në Kosovë duke harruar për një çast se kësisoj për dy dekada Serbia kishte fut donacione për serbët ne Kosovë.

Me ç’rast pikërisht ata që kritikuan dhe varësit e tyre për 70 teste nuk kritikuan që Serbia po e shkel sovranitetin e vendit me dy këmbët duke organizuar zgjedhje ne këto rrethana pandemie marr parasysh se në komunën e Podujevës nuk lejohet një gjë e tillë edhe se kjo kumunë është pa kryetar prej zgjedhjeve të 6 tetorit.

Prandaj hipokrizi e kësaj klase politikë me qytetarët zhurma e panevojshme kur duhet heshtur dhe heshtje apsulute kur duhet reaguar e sjelli LVV ne pushtet dhe vetëm së po e fuqizon akoma edhe me shumë.