Mbytet në kanal me mikun e tij, ky është futbollisti i ri

Spanja është tronditur nga lajmi i rëndë i vdekjes së një futbollisti 17-vjeçar.

Portieri i akademisë së Las Palmasit Horge Sançez Vaka u gjet i vdekur në Kanalin e Orejanës në bashkinë e Badajozit në Spanjë. Autoritetet zbulojnë se Vaka kishte shkuar me një mikun e tij 15-vjeçar për t’u larë në kanal, por fatkeqësisht janë nxjerrë të vdekur.

Klubi i Las Palmasit identifikoi viktimën duke dhënë dhe njoftimin e trishtë.

Vaka kishte të ardhme premtuese. Ai pritej që sezonin e ardhshëm të aktivizohej me ekipin e parë të të rinjve të Las Palmasit.

“Las Palmasi shpreh hidhërimin për vdekjen e lojtarit tonë Horge Sançez Vaka. Ai do t’i bashkohej ekipit të parë të të rinjve sezonin e ardhshëm. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit”, shkruhet në komunikatën për shtyp të Las Palmasit.