KSL: Pa dialog social hyjmë në krizë sociale

Shkup, 21 qershor 2020

Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë – KSL inspiruar nga ngjarjet e fundit në shtet, ndjen nevojë ta njoftojë opinionin dhe të kërkojë mbështetje për ngjarjet e fundit në pjesën e krizës shëndetësore për shkak të ngjarjeve me koroanvirusin. Si pasojë e tërë kësaj janë infektuar shumë punonjës duke mos i respektuar dhe mos zbatuar udhëzimet për mbrojtje gjatë punës. Duhet ta kemi parasysh edhe krizën momentale sociale e cila është në prag të shtetit tonë vetëm për shkak se nuk kemi dialog social me të cilin do të bëhet preventivë ndaj krizave të këtilla.

KSL që para dy muaj e gjysmë, me njoftim të vetin drejtuar opinionit dhe masave të hollësishme preventive dhe sociale të përpunuara së bashku me persona zyrtar, ekspertë juridikë dhe mjekë  të mjekësisë së punës nga sfera e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës; inxhinierë për mbrojtje gjatë punës, partnerë relevantë dhe legjitimë social me kapacitet dhe trajnime për përballje me kriza të këtilla të cilat çdo ditë marrin informata nga terreni dhe Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës, dërgoi masa relevante për mbrojtje nga koronavirusi me rekomandime të hollësishme për mbrojtje të punëtorëve në vende të hapura dhe të mbyllura, me pako të hollësishme të masave për mbrojtje të popullatës dhe preventivë të krizës sociale e cila fillimisht do të vijë.

Njëherit, mbrojtja e punës nuk ishte fre prioritet i kësaj qeverie, kështu që edhe tani mijëra punëtorë mbetën pa vend të punës, mijëra janë infektuar në vendin e punës, por askush nuk ndjen faj as nuk e ndërmerr përgjegjësinë, edhe pse institucionet kompetente ishin paralajmëruar me kohë.

Tani nevojitet lidership dhe ne, ja tani dhe këtu Ju paralajmërojmë, nëse nuk ndërmerrni masa adekuate për mbrojtjen e punëtorëve, ne do të jemi liderët në mbrojtjen e mbijetesës së familjeve tona me qëllim që të mbijetojmë në situatë kur ekzistenca jonë dhe e më të dashurve tanë është sjellur në pikëpyetje.

Kumtesë e Konfederatës së sindikatave të lira të Maqedonisë (KSL)

__________________________________________________________________________

MEDIAL këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.