Koronavirusi u harrua?! E diel, të shpenguar në kryeqytet

Kjo e diel e gjen Tiranën më te boshatisur se zakonisht, kjo për shkak se shumë persona kanë vendosur te kalojnë disa ditë pushimi ne jug te vendit.

Po ata te cilët vijojnë te qëndrojnë ne kryeqytet, si e kalojnë diten e tyre?

Me motin te pa vendosur mes shiut e diellit qytetarët e mbetur ne Tiranë këtë te diel e shfrytëzuan për te dalë me familjet e tyre ne bare te ndryshme te kryeqytetit apo edhe për te bërë shëtitje. Ne këtë periudhë përdorimi i masave mbrojtëse nga Covid 19 duhej te ishte diçka normale por Tirana nuk krijon atë përshtypje ku askush nuk përdor me maskën apo dorezat.

Me covonavirusin e harruar te gjithë vijojnë jetën dhe rutinën e tyre normalisht pa u shqetësuar nga pandemia globale qe në vende te ndryshme te botës është rikthyer për te dytën herë ne nivele te larta. Duket sikur Covid 19 tani është thjeshtë një lajm informues rreth bilancit dhe jo me një shqetësim pavarësisht asaj qe ndodh ne Infektiv.

Mëngjesin e sotëm ne spitalin nga ku i gjithë vendi ka kthyer sytë, mund te shihje familjar te 78 personave qe qëndrojnë te shtruar aty. Te shqetësuar për gjendjen e te afërmve me qese me ushqime ne duar duke shpresuar qe dikush do dal nga Infektivi për t’ua dhënë më pas te dashurve te tyre. Dy botë paralele ne një kryeqytet si Tirana, ku disa qeshin me covid 19 e disa te tjerë jetojnë dhe e vuajnë atë dita ditës.