Klop i kritikoi masat e lehta kundër koronavirusit në Angli

Liverpul, 21 qershor 2020 (MEDIAL) – Menaxheri i Liverpulit, Jirgen Klop i kritikoi masat kundër koronavirusit në Angli duke i krahasuar me ato nga atdheu, Gjermania.

Ai i ndjek rregullat e Gjermanisë, madje edhe në Ishull, por kjo e bënë ndonjëherë të ndjehet çuditshëm.

“Unë personalisht nuk e kuptoj pse kemi filluar të mbajmë maska ​​brenda më 15 qershor, ndërkaq në vendet e tjera mbahen tashmë 5-6 javë. Mund të debatojmë nëse ato janë të dobishme, por është fakt se në vendet ku mbahen maska, numri i vdekjeve është më i ulët se në Angli. Ky është fakt. Nëse dëshironi të futni dyqan në Gjermani pa maskë, nuk do t’ju lejohet. Me maskë mund të shkoni kudo. Kam parë njerëz me mbrojtje shtesë siç janë helmetat. Këtu, kur dal me maskë dhe doreza, ndihem çuditshëm, sepse nuk ka të tjerë si unë. Unë do të vazhdoj t’i mbajë  derisa të njoftojnë se pandeMEDIAL ka mbaruar”, tha Klop. sn/

Таг