Indonezi: Eruptoi vullkani Merapi

Xhakartë, 21 qershor 2020 (MEDIAL) – Vullkani Merapi në ishullin indonezian Java hodhi re tymi dhe gaz të nxehtë në lartësi prej rreth 6.000 metrave.

Sasia e madhe e hirit mbuloi disa fshatra të ishullit, ndërsa autoritetet e këshilluan popullatën lokale të qëndrojnë tre kilometra larg kraterit vullkanik dhe të jenë të vetëdijshëm se ekziston rrezik nga llava.

Autoritetet nuk e ngritën nivelin e paralajmërimit për aktivitet vullkanik të Merapit.

Mali dhe vullkani Merapi, i lartë 2.968 metra është një ndër vullkanet më aktive në Indonezi.

Erupcioni i madh i Merapit ndodhi në vitin 2010, kur humbën jetë 353 njerëz. ab/