Giggs: Është një lojtar i denjë për United, por nuk mjafton

Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, ka thënë se blerja e Jack Grealish nga Manchester United këtë verë nuk do të jetë e mjaftueshme.

Trajneri Solskjaer do të kërkojë të rindërtojë ekipin këtë verë dhe ka vënë në shënjestër kapitenin e Aston Villa-s, Jadon Sancho-n dhe Donny van de Beek.

Legjenda e United mendon se Grealish do të ishte një blerje shumë e mirë për Djajtë e Kuq, por jo e mjaftueshme.

“Grealish është një lojtar cilësor dhe i denjë për United, i talentuar dhe shkakton shumë faulle”, ka thënë Giggs.

“Unë do të thoja se na duhet patjetër një qendërsulmues, Dikush që të shënojë 25 gola”.

“Na mungojnë edhe tre ose katër lojtarë për të kapur Manchester City-n. Megjithatë, kemi një të ardhme premtuese me Bruno Fernandes dhe Paul Pogba”.