Darko Aleksov për MIA-n: Përgjegjësi primare e politikanëve është t’i respektojnë masat për mbrojtje nga KOVID-19

Shkup, 21 qershor 2020 (MEDIAL) – Secili prej faktorëve të zgjedhjeve mban përgjegjësinë e tij dhe nëse nuk respektohen masat e mbrojtjes së shëndetit dhe protokollet, do të shkaktohet kaos dhe që është gjithashtu me rëndësi në gjithë këtë proces, politikanët të mos ketë kush t’i votojë, ndërsa ne si qytetarë të mos dalim të votojmë. Njëri prej atyre momenteve si përgjegjësi primare është te politikanët që t’i respektojnë standardet dhe protokollet për mbrojtje që janë përcaktuar nga institucionet. Ato janë dy metra distancë, mbajtje të maskës, nuk guxojnë të bëhen ngjarje të mëdha… Edhe vetë fushata duhet doemos të jetë në fokus nga aspekti shëndetësor. Zgjedhjet nuk janë vetëm ditë e votimit, deklaroi në intervistën për MEDIAL-n Darko Aleksov, drejtor ekzekutiv i Asociacionit qytetar MOST.

Z. Aleksov, jemi në prag të zgjedhjeve të dhjeta parlamentare, zgjedhjet e pesta të përkohshme parlamentare. Këto janë një ndër zgjedhjet më specifike duke marrë parasysh gjendjen me Kovid-19. Si do t’i vëzhgojë zgjedhjet asociacioni MOST?

Së pari, do të duhet të bëjmë një dallim të vogël si filluam me procesin dhe në cilën fazë gjendemi tani. Është evidente se gjërat janë duke u ndjekur. Që nga vetë fillimi parashikuam se do të shkojmë me më pak vëzhgues, më së shumti për shkak të vlerësimeve që i kemi bërë duke i marrë parasysh tri votimet e fundit që u mbajtën në shtetin tonë. Ajo që është shumë e rëndësishme të përmendet është se vëzhgimi do të ndodhë saktësisht në përputhje me protokollet që do të përcaktohen nga institucionet kompetente, me këtë rast mendoj, para së gjithash, në autoritetet shëndetësore të cilat me imputin e tyre do t’i asistojnë KSHZ-së, që t’i zhvillojë këto protokolle dhe t’i shndërrojë në udhëzime.

Vëzhguesit tanë, të cilët do të jenë gjithsej një mijë, por me 700 do t’i mbulojmë vendvotimet si statike, ndërsa pjesa tjetër do të jenë pjesë e rrjetit tonë rajonal dhe ekipeve celulare në vetë ditën e zgjedhjeve, ndërsa koordinatorët rajonal do t’i ndjekin ngjarjet në të gjitha komunat në shtet. Ajo që është me rëndësi është se çfarë do të bëjmë, aktiviteti i përgjithshëm në terren do të zhvillohet në përputhje me ato udhëzime dhe protokollet që janë përcaktuar nga autoritetet përgjegjëse për procesin.

Lidhur me protokollet dhe mbrojtjen shëndetësore nga ajo që mund ta shohim se tashmë duken konturet e së njëjtës. Siç thashë, dy metra distancë, mbajtje të maskës, mirëmbajtje të higjienës së duarve, kuptohet nëse vjen radha sipas asaj që mund ta vërenim nga vetë bisedimet në KSHZ, ajrosje të rregullt të hapësirave, ndërsa qarkulloi njëfarë informacione se do të shfrytëzohen hapësira më të mëdha, etj….

Të shohim se çfarë do të përcaktohet dhe çfarë rregulla do të bëhen konkretisht. Vëzhguesit tanë sikurse në të gjitha zgjedhjet deri tani, do të kenë trajnim këtë radhë onlajn, do të dalë me prani të saktë, bashkërenditëse. Duhet të themi se duke marrë parasysh situatën momentale, në këto zgjedhje do t’i rekrutojmë ata vëzhguesit më të regjur.

Si do të jenë të angazhuar vëzhguesit dhe si do të garantohet mbrojtja e tyre shëndetësore, ata do të duhet të shkojnë në terren?

Mbrojtjen shëndetësore mund ta respektojmë ne vetë nëse i respektojmë rregullat që vlejnë edhe në jetën normale. Rregullat që i respektojmë kur shkojmë në shitore, rregullat kur shkojmë të marrim çfarëdo shërbimi edhe nga institucionet…Tashmë muajin e fundit, në katër javët e fundit pasi që filluan të rriten shifrat, e edhe para kësaj, kuptohet në masë të madhe të gjithë flasin se rregullat duhet doemos të respektohen dhe se kjo është mënyra e vetme që të ndërpritet përhapja e virusit.

Në kushte normale asociacioni qytetar MOST vëzhguesit e tyre i rekruton në thirrje publike. Ne e kemi bërë këtë para se të fillojë i tërë procesi, mirëpo e stopuam këtë proces, shumë herët, në fazën e hershme të paraqitjes së tij, dhe ajo që e bëjmë është se në 18 vitet e kaluara, MOST ka rekrutuar, trajnuar dhe sistemuar në vendet e vëzhguesve, duke iu falënderuar numrit të madh, zgjedhje, më shumë se 40.000 vëzhgues. Kemi një basen prej 40.000 vëzhguesve, disa prej tyre ndoshta më shumë se një herë, mirëpo të bëj një përmbledhje, ky basen i vëzhguesve do të jetë baza nga e cila do t’i kërkojmë, prej ku do t’i rekrutojmë, sërish do t’i trajnojmë dhe do t’i sistemojmë. Kjo do të thotë se jemi të bindur se nuk do të kemi problem me rekrutimin.

I përmendët Protokollet shëndetësore që duhet t’i dorëzohen KSHZ-së, ndoshta tashmë edhe janë dorëzuar deri te KSHZ-ja. Si do t’i merrni ato Protokolle? Ato duhet të jenë dokumente publike.

Kuptohet se ky do të jetë dokument personal dhe ky do të jetë udhëzim që së pari KSHZ-ja do ta miratojë në seancë zyrtare dhe do të duhet të jetë e ngjitur në faqen e internetit të KSHZ-së. Prej atje e dërgojnë deri te komisionet komunale zgjedhore, e prej atje e dërgojnë deri te secili këshill zgjedhor. Rreth mbrojtjes, është shumë e rëndësishme të përmenden disa parametra të rëndësishëm kur flasim për atë nëse është e sigurt që të shkojmë dhe të votojmë. Kjo është mirë, mirëpo nuk mund ta shikojmë vetëm përmes prizmës së votuesve.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të sigurohen kushte edhe për ata që do të zbatojnë procesin dhe ata të ndjehen të sigurt dhe të dinë se nuk do t’u ndodhë diçka. Në gjithë këtë proces nuk marrin pjesë vetëm këto dy grupe. Neve për disa ditë na fillon fushata zgjedhore. Në gjithë këtë proces nuk marrin pjesë vetëm këto dy grupe. Neve për disa ditë na fillon fushata zgjedhore. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se në të do të përfshihen politikanë, qytetarë, ndërsa do të përfshihen edhe vëzhgues dhe media.

Do të thotë ju mediat në gjithë këtë sistem jeni pjesë e zgjedhjeve. Nga ky aspekt ka disa gjëra kyçe që secili pjesëmarrës duhet doemos t’i ketë parasysh. Politikanët si ata që i vendosin vlerat dhe standardet në shoqërinë duhet t’i promovojnë në mënyrë agresive masat dhe partitë politike dhe organizatorët e ngjarjeve t’i ndjekin në mënyrë të saktë rekomandimet dhe procedurat që janë përcaktuar. Pra, secili nga faktorët ka përgjegjësinë e tij dhe nëse ndodh që të mos respektohen protokollet e tilla do të shkaktohet kaos dhe që është gjithashtu me rëndësi në gjithë këtë proces, politikanët të mos ketë kush t’i votojë, ndërsa ne si qytetarë të mos dalim të votojmë. Njëri prej atyre momenteve si përgjegjësi primare është te politikanët që t’i respektojnë standardet dhe protokollet për mbrojtje që janë përcaktuar nga institucionet. Ato janë dy metra distancë, mbajtje të maskës, nuk guxojnë të bëhen ngjarje të mëdha… Edhe vetë fushata duhet doemos të jetë në fokus nga aspekti shëndetësor. Zgjedhjet nuk janë vetëm ditë e votimit.

E përmendët fushatën. Çfarë fushate dhe çfarë zgjedhjesh pritni? Cilat janë këndvështrimet tuaja fillestare?

Fushata me siguri nuk do të jetë dinamike si ato për të cilat kemi dëshmuar në të kaluarën. Fushata me siguri nuk do të jetë dinamike siç kemi dëshmuar në të kaluarën. Kjo është një gjë që nga aspekti i sotëm është mësa qartë. Çfarë mund të presim nga fushata. Me siguri nuk do të ketë mitingje të mëdha ose ngjarje të mëdha në të cilat ishim mësuar në të kaluarën. Me siguri më shumë do të zhvillohet përmes mediave tradicionale dhe përmes mediave onlajn. Mirëpo, ajo që është e rëndësishme është se në këtë kohë të teknologjisë është shumë më lehtë nëse krahasojmë të themi deri para 15, 20, po madje edhe para 10 viteve, është shumë më lehtë të komunikohet me qytetarët duke i përdorur pikërisht këto teknologji të reja dhe t’u paraqitet oferta. Në këtë kohë të teknologjive të këtilla është shumë më e thjeshtë që të paraqitet oferta e qytetarëve, e ata në përputhje me bindjen e tyre të vendosin se për kë do të votojnë.

Cilat janë rekomandimet në përgjithësi drejtuar të gjithë pjesëmarrësve në procesin dhe drejtuar organizatorëve të zgjedhjeve dhe kur mund t’i presim raportet e para?

Thjeshtë masat dhe procedurat që do të vendosen duhet doemos të jenë në përputhje me procedurat. Më e rëndësishme se gjithçka është që të respektohen masat për mbrojtje nga të gjithë pjesëmarrësit dhe të respektohen rregullat dhe procedurat, gjegjësisht udhëzimet që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do t’i vendosë. Nëse nga ana e të gjithë pjesëmarrësve respektohen masat nuk do të duhej të ketë problem të madh, dhe nuk presim. Nëse kjo bëhet në mënyrë të seleksionuar, në disa vende respektohet, në disa nuk respektohet, më pas disa e respektojnë, disa nuk e respektojnë, e atëherë mund të vjen deri te problemi.

Lidhur me raportet, siç është rendi, gjatë ditës së zgjedhjeve ne do të kemi disa konferenca për mediat. Ende jemi duke menduar nëse ato do të jenë në ndonjë hapësirë më të madhe, nëse do të jenë në vend të hapur. Ka mundësi që të ndodhin edhe në vend të hapur, kështu që të jenë me prani të mediave. Disa konferenca për media gjatë ditës ku do t’i njoftojmë parregullsitë eventuale që i kemi vërejtur me informacion plotësues, apo jo, për pjesëmarrjen, në nivel të secilës njësi zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe atë natë presim që pas grumbullimit të rezultateve nga vendvotimet edhe të japim një projeksion në përputhje me programin për tabelimin paralel të votave.

Mund të them se kjo do të jetë një ditë dukshëm e gjatë, duke marrë parasysh se për dy orë rritet periudha e votimit, kjo do të thotë se për dy orë do të kemi rritje plotësuese të periudhës së vëzhgimit, për numërimin e votave… Do të jetë një natë shumë e gjatë.

Parimi është i thjeshtë. Për ne që jemi në këtë mënyrë të përfshirë në procesin zgjedhor, çdo ditë zgjedhore është shumë e gjatë, kështu që këto dy orë që i përmendët nuk janë shumë të rëndësishme, por janë të rëndësishme nga aspekti i asaj se mundësojnë që qytetarët të kenë më shumë kohë dhe secili që dëshiron ta japë votën e tij të dalë në zgjedhje dhe të mund ta bëjë këtë në përputhje me procedurat dhe masat e mbrojtjes. Dhe poenta e fundit, këto nuk do të jenë zgjedhjet e para dhe të fundit që do të organizohen në këtë mënyrë dhe në kohë të këtillë. Sa më mirë e kuptojmë këtë, do ta kemi më lehtë të shkojmë dhe të votojmë në zgjedhjet.

Elizabeta Veljanovska Najdeska

video: Asllan Vishko

foto: Frosina Naskoviq