​Radikalët pranojnë humbjen elektorale, Sheshel nuk del para mediave

Milan Damjanoviq nga Partia Radikale Serbe tha sonte se kjo parti nuk e kaloi pragun zgjedhor dhe për këtë fajësoi partinë SNS të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Ky ishte plani i vetëm i përfaqësuesve të qeverisë për të dëbuar Partiën Radikale Serbe nga parlamenti me çdo kusht, sepse në periudhën e kaluar ne treguam se ishim e vetmja parti e fortë e opozitës ndaj regjimit përparimtar,” tha Damjanoviq, ish-deputet në legjislaturën e kaluar.

Ai në një konferencë për media njoftoi se SRS do të luftojë si parti jo parlamentare në periudhën tjetër.

Mediat raportojnë se lideri i SRS, Vojisllav Sheshel, ishte zemëruar për shkak të rezultateve dhe nuk pranoi të marrë pjesë në konferencë.

Sipas rezultateve preliminare, SNS e Aleksandar Vuçiq ka fituar 63 për qind të votave në zgjedhjet e sotme në Serbi.