Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpool?

Aventura e Xherdan Shaqirit te Liverpool mund të përfundojë këtë verë.

Sipas mediumit lokal Liverpool Echo, Shaqiri mund të ketë vendosur të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere, midis raporteve se ai nuk do të jetë kundër Evertonit këtë fundjavë.

Anësori me prejardhje nga Kosova ka kaluar një sezon të vështirë në ‘Anfield Road’, duke u përballë me shumë lëndime, e gjithashtu duke mos qenë i preferuari i trajnerit Jurgen Klopp, edhe kur ishte i gatshëm për paraqitje.

Ndeshja e fundit që Shaqiri është paraqitur te Liverpool këtë sezon, është ajo kundër Tottenham, në janar të këtij viti.

Është raportuar se Galatasaray dhe Sevilla janë të interesuara për 28 vjeçarin.