Tre raste të reja me koronavirus në Kërçovë

Kërçovë, 20 qershor 2020 (MEDIAL) – Sipas të dhënave statistikore nga Ministria e Shëndetësisë, në Kërçovë sot ka tre raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i rasteve aktive në këtë komunë arriti në pesë.

Në Kërçovë deri më tani ishin të infektuar gjithsej tetë persona, por ndërkohë tre prej tyre janë shëruar. Nga shtabi i krizës në Kërçovë informojnë se bëhet fjalë për tre persona të moshës 28, 44 dhe 64 vjeçare, nga informatat e tubuara dy raste nga të infektuarit e rinj kanë pasur kontakte me dy raste të deritanishme aktive në Kërçovë.

“Gëzon fakti se gjendja e tyre e përgjithshme shëndetësore është stabile”, thonë nga komuna e Kërçovës. ab/