Qytetarët e Ohrit në një vend do të mund të marrin informata dhe shërbime nga institucionet shtetërore

Ohër 20 qershor 2020 (MEDIAL) – Qytetarët e Ohrit së shpejti do të kenë qasje të shpejtë, të lehtë deri te shërbimet e ndryshme nga disa institucione shtetërore, përmes Qendrës për “Një pikë për shërbime” që do të hapet mu në hyrje të ndërtesës komunale.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski i cili sot në Ohër kontrolloi hapësirën që Komuna e Ohrit ia lëshon për zyres “Një pikë për shërbime”, e shfrytëzoi rastin të sqarojë se bëhet fjalë për koncept të ri në punën e administratës shtetërore, me funksionalitet të ri, vend ku qytetarët do të munden në mënyrë bashkëkohore, pa sportele dhe pritje, të marrin shërbime në një vend nga disa institucione.

Qendrat për “NJë pikë për shërbime” është kontakti i parë i qytetarëve me institucionet e shtetit dhe nga atje janë ato janë paramenduar të jenë sa më të kapshme për të gjithë.

Nëse kihet parasysh situata e sapokrijaur e imponuar nga epideMEDIAL e koronavirusit, u bëhet thirrje qytetarëve që sa më masovisht të shfrytëzojnë shërbimet elektronike, në mënyrë që të evitohen tollovitë dhe sportelet.

Sipas planeve të projektantit, shërbimet e Qendrës “Një pikë për shërbime” qytetarëve të Ohrit do të jenë të kapshme më së voni për një muaj e gjysmë. ab/