Pique akuzoi Real Madridin për favorizim nga gjyqtarët, reagon Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk shqetësohet nga komentet e mbrojtësi të Barcelonës, Gerard Pique, i cili tha se skuadra e tij favorizohet nga gjyqtarët e La Ligas.

Ish-reprezentuesi spanjoll po fliste pas barazimit 0-0 të Blaugranave në Sevilla të shtunën, ku ai pranoi se gara për titull tani ka kaluar në favor të Los Blancos.

Sidoqoftë, 33-vjeçari gjithashtu la të kuptohet se ekipi i Zidane nuk do të lë pikë, për shkak të rekordit më të mirë në lidhje me vendimet e VAR-it në sezonin 2019-20.

Zidane nuk pranoi të hynte në një luftë fjalësh me qendërmbrojtësin katalunas, përpara udhëtimit të tyre në Real Sociedad këtë fundjavë.

“Komentet nuk më interesojnë, unë jam i përqendruar në lojën e nesërme”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Unë nuk jap mendimin tim për këtë pasi ai mund të shkojë në të njëjtën mënyrë për ndonjë ekip”.

“Nuk mendoj se jemi të favorizuar”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

Një fitore në Anoeta do të qonte Real Madridin mbi Barcelonën në majën e La Ligas për herë të parë që nga marsi.

Nga aty, skuadra e Zidanes përballet me tetë ndeshje në ligë brenda një muaji, duke përfshirë një derbi të Madridit kundër Getafe dhe një udhëtim të vështirë me Athletic Bilbao.