Nëna me tre fëmijë eci 563 kilometra për t’i ikur coronavirusit, gjatë rrugëtimit mendoi se do të vdiste nga uria

Peruania Maria Tambo është detyruar ta braktis Limën sepse ishte e frikësuar dhe e dëshpëruar. Fëmijët që i kishte marrë me vete kur mbërritën në Peru ishin shumë të uritur…

Atje kishte mbërritur nga një fshat i Amazonës, me qëllim që vajza e saj Amelia, 17-vjeçe, të mund të bëhet e para në familje që është regjistruar në fakultet dhe ka ndjekur studimet.

Ajo më herët kishte fituar një bursë për studime në Lima, e planifikonte që në këtë vend të marrë me qira një dhomë të vogël, e Maria ta ndihmojë bijën e saj që të studiojë. Ajo planifikonte të gjente punë në ndonjë restorant dhe ta ndihmojë.

Ndërkohë ka shpërthyer pandemia e coronavirusit. Kur COVID-19 mbërriti në Peru, shteti u mbyll. E pasi që mbi 70 për qind e peruanëve punojnë në një ekonomi informale, Maria humbi të gjitha punët që i kryente paralaleshit, pasi në këtë vend u futën masat e rrepta të karantinimit.

Ajo i kaloi dy muaj në karantinë, kurse familja mbeti pa para me të cilat do të paguante akomodimin dhe ushqimin. Maria kështu vendosi të kthehet në vendlindjen e tyre – në fshatin e rajonit Ukajali që nga Lima është 563 kilometra larg.

Megjithatë u shfaq një problem tjetër, transporti publik nuk funksiononte, kështu u detyrua që së bashku me fëmijët të niset në këmbë.

“Kam qenë e vetëdijshme për rrezikun, por nuk kemi pasur zgjedhje. O të ecnim dhe të vdisnim nga lodha ose nga uria”, ka deklaruar Maria për CNN.

Gazetari i CNN, Guilermo Galdsos, ka gjetur 40-vjeçaren Maria përmes një grupi në ËhatsApp ku mijëra peruanë ishin lajmëruar se po e braktisin Limën dhe po kthehen në shtëpitë e tyre.