Nëna e Mickoskit pozitive me koronavirus

Strumicë, 20 qershor 2020 (MEDIAL) – Kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski, gjatë vizitës së tij të sotme në Strumicë informoi se nëna e tij është pozitive me virusin Kovid-19, duke potencuar se ai nuk është par[ë me të për një periudhë më të gjatë duke e pasur parasysh rrezikun ndaj të cili është i ekspozuar për shkak të takimeve dhe bisedave të përditshme.

Shtoi se të gjithë qytetarëve u dëshiron shumë shëndet dhe të kenë kujdes, sepse, siç tha, ai si disa politikanë të tjerë, nuk do ta relativizojë aq lehtë atë punë, sepse virusi është serioz.

“Duke e pasur parasysh paaftësinë e Qeverisë, duke e pasur parasysh paaftësinë e ministrit të resorit për t’u përballur me këtë pandemi dhe ajo në baza ditore është gjithnjë e më pranishme mes nesh. Por, ky është edhe një motiv më shumë për mua të dal deri më 15 korrik dhe të bisedoj me sa më shumë qytetarë, t’i bindë ata se më 5 korrik ta mposhtin këtë pushtet të paaftë të kryesuar nga kryesia e LSDM-së dhe Zoran Zaevi”, tha Mickoski. ab/