Në SHBA u shënua Dita e emancipimit racor

Mineapolis, 20 qershor 2020 (MEDIAL) – Pas protestave disajavore kundër brutalitetit policor dhe racizmit, mijëra aktivistë demonstruan nëpër SHBA, por në atmosferë të karnavaleve me rastin e Ditës së emancipimit, kur shënohet 19 qershori i vitit 1865 – kur robëria u hoq zyrtarisht në mbarë Amerikën.

Demonstratat e djeshme u mbajtën në pajtim me të gjitha masat preventive të vendosura për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Krahas marsheve në rrugë, aktivistët organizuan edhe video-lidhje të cilat ndërlidhën qytete të shumta amerikane, ndërsa aktivistët komunikuan njëri me tjetrin dhe inkurajoheshin të qëndrojnë në luftën kundër racizmit dhe diskriminimit.

Kjo festë e shënon heqjen e robërisë në SHBA gjatë pushtetit të presidentit të 16-të amerikan, Abraham Linkoln, i cili në janar të vitit 1863 e lëshoi Proklamatën për emancipim. Ajo proklamatë arriti në Teksas dy vite më vonë, ndërsa më 19 qershor 1865 pas përfundimit të luftës civile katërvjeçare mes konfederatës së  shteteve jugore, ku sundonte robëria dhe veriut unionist fitimtar.

Kjo ditë zyrtarisht u bë festë në Teksas madje 115 vite më vonë, madje në vitin 1980, ndërsa më pas edhe në 45 shtete federale, përfshirë edhe Distriktin Kolumbia. ab/