Mustafi me Arsenalin kokulur nga Brightoni

Arsenali nuk importoi asnjë pikë në duel me Brightonin, në takimin që u zhvillua në” Amex Stadium”. Ballafaqimi mes këtyre skuadrave përfundoi me fitoren 2:1 te Brightonit. 

Mbrojtësi Shkodran Mustafi ka luajtur standard por jo edhe mesfushori Granit Xhaka, ky i fundit mungoi për shkak të lëndimit. 

Në minutën e 68-të, futbollisti Nicolas Pepe nga një pozitë si anash, nga rreth 13-14 metra shënon eurogol në këndin e epërm të djathtë të Brightonit. 

Nuk vonoi shumë dhe vendasit barazuan fal golit të Dunk pikërisht në minutën e 75-të. Ai nga afërsia nuk e ka pasur të vështirë të shënon. Në minutën e 90+5′ Neal Maupay shënon për fitoren e madhe të Brightonit.

Pas javës së 30-të në Premier League, Arsenali është në vend të 9-të me 40 pikë dhe Brighton i 15-ti me 32 sosh.
Duhet theksuar, portieri i Arsenalit, Leno ka pësuar një lëndim të rëndë.

Ai në minutën e 36-të, duke u munduar ta kontrolloj topin me duar, Leon bëri një rënie jo të kujdesshme duke pësuar një lëndim të rëndë.