Lewandowski vazhdon të thyejë rekorde në Bundesligë

Ylli polak ka shënuar dy gola në ndeshjen që Bayern Munich po e fiton 3:1 ndaj Freiburg.

Lewandowski shënoi në minutat 24’ dhe 37’ të ndeshjes.

Me këto dy gola, Lewanodwski numëron 33 gola këtë sezon në Bundsligë, duke u bërë lojtari i huaj me më së shumti gola në elitën e futbollit gjerman.

Lewandowski edhe këtë vit do të fitojë çmimin e golashënuesit më të mirë në Bundesligë, pasi ka shtatë gola më shumë se Timo Werner.