KB Prishtina, kampion i parë i Kampionatit të pavarur të Kosovës në vitin 1991-1992! Ja formacionet

Klubi basketbollit Prishtina është kampion i parë i Kampionatit të pavarur të Republikës së Kosovës (meshkujt). 
Në verën e vitit 1991 klubet shqiptare të Kosovës në të gjitha disiplinat sportive i thanë jo garave me klubet ish jugosllave dhe të Serbisë.  

Në muajin maj të vitit 1992, Prishtina e mposhti me rezultat të ngushtë 75:74 Vëllaznimin e Gjakovës, në finalen e play-off-it të Kampionatit të Kosovës.  

Besim Maxhuni ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes finales, me gjithsej 27 pikë të realizuara. Gjyqtarë të finales kanë qenë Tajar Rifati dhe Burim Koshi.

Prishtina-Vëllaznimi 75:74
Gjyqtarë: Tajar Rifati e Burim Koshi.
Prishtina: Karabegu 7, Fetiu, Rodiqi, K. Krasniqi, A. Krasniqi 17, Vuniqi 12, Bes. Maxhuni 27, Salihu, Bek. Maxhuni 10 dhe Kokaj 2.
Vëllaznimi: Ukmata, Muhaxheri 2, Bakalli, S. Osmani 8, I. Osmani, Leti, Zherka 16, Bakia, Kumnova 16, Nikoliqi 12 dhe Rraci 20.