Grabitësi shqiptar i banesave burgoset, e zbuloi pronari: E njoha nga veshët!

Një 24 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e grabitjes së një banese në zonën e Mozzate.

Fatjon Rrika, u dënua me tre vite burg pas identifikimit që arriti t’i bëjë pronari i shtëpisë që kishte vjedhur së fundmi ai dhe dy persona të tjerë, po ashtu shqiptarë.

Tre djemtë kishin hyrë në banesën e një burri por brenda ambienteve të shtëpisë janë pikasur nga pronari. Ata janë larguar me vrap si dhe kanë kapërcyer murin rrethues, por 25 vjeçari nga frika e denoncimit, i është afruar pronarit dhe e ka kërcënuar me jetë. I zoti i shtëpisë e ka fiksuar fytyrën e tij dhe pasi ka parë fotot e të dyshuarve të policisë, e ka njohur të riun për shkak të hundës dhe veshëve.