Despotovski për MIA-n: Me paratë tona nxisim bashkëpunim të kompanive dhe organizatave vendore me ato nga Ballkani Perëndimor

Shkup, 20 qershor 2020 (MEDIAL) – EkonoMEDIAL e Maqedonisë ka nevojë reale për mbështetje nga shteti, por ka edhe besim në procedurat që i realizon Fondi i Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik. Nuk konsideroj se dikush do t’i kushtojë kohë përgatitjes së investimit serioz nëse dihet se mjetet ndahen në bazë partiake, familjare ose korruptuese. Kjo nuk është rast me FIZHT dhe prej këtu interesi dhe besimi nga kompanitë, për të cilat flasim, theksoi në intervistën për MEDIAL-n drejtori i Fondit, Jovan Despotovski.

Në vazhdim vijon intervista e plotë me të parin e FIZHT-së.

Në këtë moment keni thirrje aktive për grante për zhvillim teknologjik për tejkalimin e pasojave nga Kovid-19, a ka interesim, sa aplikacione janë parashtruar?

Interesimi për thirrjen publike për përshtatje të shpejtë është i madh. Në këtë moment kemi mbi 1.500 pako të ngritura të aplikacionit. Përkujtoj, thirrja ende nuk është e mbyllur dhe zgjatë deri më 29 korrik. Pres që shifra prej 2.000 planeve të ngritura investuese dhe me siguri së paku 500-600 plane të mbërritura investuese nga kompanitë vendore. Kjo flet se ekonoMEDIAL e Maqedonisë ka nevojë reale për mbështetje nga shteti, por ka edhe besim në procedurat që i realizon FIZHT-ja. Nuk konsideroj se dikush do t’i kushtojë kohë përgatitjes së investimit serioz nëse e di se mjetet ndahen në bazë partiake, familjare ose korruptuese. Kjo nuk është rast me FIZHT dhe prej këtu interesi dhe besimi nga kompanitë, për të cilat flasim.

Me fjalë të tjera, keni thirrje të hapur për përballje me ndryshimet klimatike. Kjo është një temë shumë aktuale në këtë periudhë. Siç nënvizova me thirrje hapet mundësia për vendosje e partneriteteve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Sa është interesimi, a janë parashtruar tashmë projekte?

Maqedonia është vendi i parë në rajon që realizon thirrke për ndryshime klimatike me model të këtillë. Mundësitë që këto programe i ofrojnë në nivel global janë thjeshtë të pakufizuara. Para do kohë Kombet e Bashkuara promovuan një fond global që peshon miliarda dollarë, ndërsa është dedikuar për ndryshimet klimatike. Ne si shtet tregojmë se jemi përjashtim nga këto rrjedha globale. Në fund të ditës, mjedisi në të cilin jetojmë, ajri që e marrim, kushtet në të cilat punojmë, bëjmë rekreacion, argëtohemi tërësisht varet pikërisht nga sjellja jonë. Nga këtu, deshëm që përmes programit shumë praktik të tregojmë se inovacionet sjellin rezultate shumë praktike, të përditshme, thjeshtë për të gjithë.

Po, me thirrjen publike, Maqedonia u bë shteti i parë që me mjete personale nxitë bashkëpunim të kompanive dhe organizatave vendore me ato nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Mjaft presim që dikush tjetër të ngritë iniciativë për diçka që është tashmë e nevojshme dhe evidente. Krijimi i tregut rajonal nuk është vetëm pjesë e Procesit të Berlinit, por edhe shans reale që ekonoMEDIAL të rritet shumë më shpejtë sesa tani. Me këtë iniciativë, Maqedonia praktikisht tregoi se mund të jetë kryesuese në këto procese, përkundër faktit që nuk jemi vendi më i madh në rajon.

Faleminderit për Programin zhvillimor të KB-ve, shtetit Izrael dhe organizatës Maqedonia 2025 për partneritet në këtë thirrje.

Mbështetët më shumë projekte përmes thirrje “Kreaton”? Si zhvillohet implementimi i projekteve?

Projektet e thirrjes publike Kreaton janë duke e arritur qëllimin. Llamba UV për sterilizimin e pajisjes mbrojtëse në mjekësi tashmë zbatohet në dhjetëra institucione shëndetësore. Platforma për vegla digjitale dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme funksionon tashmë më shumë se një muaj, me rritje të vazhdueshme të numrit të shfrytëzuesve. Vegla për dallim, e me këtë edhe luftimin e lajmeve të rrejshme para do kohë filloi me zbatimin praktik. Para disa ditësh e pamë edhe prototipin e makinës së parë respiratore të Maqedonisë. Dhe, këto janë vetëm një pjesë e gjërave për të cilat Fondi siguron mbështetje, ndërsa kanë zbatim shumë praktik për bashkëqytetarët tanë. Këto projekte u gjetën në raportet e Komisionit Evropian për mënyrën në të cilën vendet e BE-së dhe kandidatët përballen me pasojat e KOVID 19.

Kreaton ishte reagimi ynë i parë ndaj krizës shëndetësore. Asnjëherë nuk kemi konsideruar se mund të përballemi me sfidat. Gjithmonë punojmë së bashku me qytetarët, organizatat joqeveritare, me kompanitë. Detyra jonë është që të arrijmë, në kuadër të Qeverisë, në buxhetet të ketë mbështetje të mjaftueshme për projektet reale të njerëzve. Të arrijmë që më shumë para të kthehen mbrapa në ekonominë, meqë njerëzit, kompanitë dinë më së miri të menaxhojnë me to, sesa shteti. Po, institucionet, në kuadër të politikave duhet të përcaktojnë prioritete, të krijojnë kushte dhe të ndjekin dhe parandalojnë devijime, por kjo duhet doemos të bëhet në bashkëpunim të plotë me odat, me kompanitë, me realitetin. Kreatoni ishte pikërisht kjo. Nga njerëzit për njerëzit. Fondi gjegjësisht shteti këtu ka rolin e inkurajimit, krijimit të kushteve dhe orientimit të ideve ndaj nevojave parësore. Pjesën tjetër e bënë bashkëqytetarët tanë, organizatat, kompanitë dhe u jam falënderues për këtë.

Nga fundi i shkurtit filloi punën akceleratori për konkurrencë dhe inovacione në Ballkanin Perëndimor? A ka filluar ndonjë lloj i bashkëpunimit? Cili është interesimi i kompanive tona për zgjerim në tregun global?

Akceleratori është iniciativë e Forumit Ekonomik Botëror dhe Këshillit rajonal për bashkëpunim, ndërsa e financon BE-ja. Sërish flasim për Procesin e Berlinit, në të cilin rajoni i Ballkanit Perëndimor shikohet në një kohë të afërt si një treg. Në kuadër të një procesi të këtillë, studimi për veprim të akceleratorit veçoi një institucion maqedonas – FIZHT si shembull të funksionimit të suksesshëm, që duhet ta ndjekin të gjitha vendet tjera nga rajoni. Dhe, kjo ishte prezantuar në shkurt të vitit 2020 në Tiranë para kryeministrave, ministrave dhe përfaqësuesve të bashkësive afariste nga Ballkani Perëndimor. Dhe, ne nuk u ndalëm me kaq. Shfrytëzuam momentin për të filluar një proces të krijimit të fondit rajonal të inovacionit, në themelet dhe rezultatet e FIZHT-së. Në kuadër të këtij procesi deri tani komunikojmë me disa drejtorë të Komisionit Evropian, më shumë agjenci bilaterale për mbështetje, me disa fonde private investuese. Nëse deri tani, për vetëm tre vite, arritëm të arrijnë nivelin e investimeve në sektorin privat vendor prej mbi 70 milionë euro në treg prej dy milionë njerëzve, mund të paramendoni se cili është potenciali për një treg prej 25 milionë njerëzve.

Dhatë propozimin që selia e Fondit rajonal të jetë në Shkup? A planifikohet diçka?

Po. Qëllimi ynë është që selia të jetë në Shkup, e me këtë Maqedonia e Veriut të bëhet qendër rajonale për inovacione dhe zhvillim teknologjik. Motor i mirëfilltë i zhvillimit të shpejtë të ekonomisë në rajon. Përgatitjet tashmë kanë filluar me një iniciativë paraprake tonën për transformimin e Fondit në sistem bashkëkohor për menaxhimin e mjeteve, ku interesin e tyre krahas shtetit do ta gjejnë edhe investitorët privat. Propozimi ynë është që t’u ofrojmë pjesëmarrje në menaxhimin e të gjitha shteteve të rajonit që do t’i bashkëngjiten iniciativës. Vendin e tyre do ta kenë edhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare – financierë, si dhe investitorë të mëdhenj privat. Me këtë e ndërlidhim edhe iniciativën për hapjen e start ap fshatit, me të cilin do të jepnin ofertë të rrumbullakuar në tërheqjen e sipërmarrësve të rinj nga rajoni, por edhe më gjerë të fillojnë biznesin e tyre nga Maqedonia e Veriut. Na pret shumë punë në 2-3 vitet e ardhshme, por mendoj se jemi duke lëvizur drejt një modeli të funksionimit që do të sjellë rezultate të rëndësishme në 2-3 dekadat e ardhshme.

Sa kompani tashmë përdorin mjete për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe a konsideroni se në vend ndahen mjete të mjaftueshme për këtë fushë?

Me rezultatet nga thirrja publike Startapo 2, shifra momentale e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme që përdorin mjete përmes Fondit është mbi 450, me nivel të përgjithshëm të investimeve në realizim prej mbi 70 milionë euro. Nga këto mjete, vetë kompanitë sigurojnë rreth 32 milionë euro mjete personale, derisa pjesa tjetër janë mjete shtetërore dhe të Bankës Botërore. Dhe, nëse më pyetni nëse kjo është e mjaftueshme, do të them jo. Jo, meqë rezultatet që tashmë i shikojmë tregojnë se ekonoMEDIAL e Maqedonisë ka potencial për shumë më tepër. Për shembull, vetëm në vitin 2019, kompanitë që i financojmë kanë paguar mbrapa në buxhetin shtetëror rreth tre milionë euro më shumë sesa i gjithë programi i FIZHT-së për atë vit. Pra, tre milionë euro më shumë për shkollat, për spitalet, për pensionet dhe programet e reja për të rinjtë… dhe kur dikush do të më pyesë nëse ia vlen barra qiranë, nevrikosja, koha e harxhuar, përgjigjja është po, ia vlen, meqë i shohim rezultatet. E, me rezultatet vjen edhe një sfidë e re. Pse të mos tentojmë, me mbështetje më të madhe se kjo e jona të arrijmë deri te 5, 10, 20, po edhe 50 milionë euro më shumë mjete të paguara mbrapa në buxhetin, me të cilat ky shtet dhe kjo shoqëri do të mund të bëjë shumë për të gjithë bashkëqytetarët tanë.

Simona Mitrovska

Foto: Frosina Naskoviq