Besnik Kelmendi & H. Schnatmann në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë finalizuar donacionin për Shqipërinë “Lufta kundër COVID-19”

Organizatorët kanë vendosur që në një situatë si kjo e shpërthimit të pandemisë së COVID-19 e cila ka pushtuar botën, të ndihmojnë Shqipërinë me materiale spitalore për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Në këtë donacion përfshihen shtretër të kompletuar me dyshekë e komodina me një vlerë totale prej 100.000 euro. Ministrja e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu ka falenderuar z. Besnik Kelmendi & z. H. Schnatmann dhe Oliver Duraku për ndihmën e dhënë në kuadër të luftimit të COVID-19.

Së pari dua t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe shërim sa më të shpejtë gjithë personave të infektuar. Dëshiroj të përshëndes shtetin shqiptar për masat shtrënguese që ndërmori në kohë për parandalimin e pandemisë dhe shpresoj shumë që kjo situatë të përfundojë 1 orë e më parë për të gjithë dhe çdo gjë t’i rikthehet normalitetit.

Image

Dëshiroj të theksoj se mbështetja ime për popullin shqiptar do të jetë e vazhdueshme dhe do t’i gjendem gjithmonë pranë në rast nevoje. – u shpreh Kelmendi.

Vlen të ripërmendet se Besnik Kelmendi dhe z. H. Schnatmann në rastin e tërmetit ju gjend afër Shqipërisë duke i dhuruar plot 350.000 euro matëriale spitalore. Që ne total shkon 450.000 Euro brenda pak muajsh kontributi i z. Kelmendi & z. H. Schnatmann.

Image
Image