Australia rivendos kufizimet pas shtimit të infektimeve me koronavirus

Shteti i dytë më i populluar në Australi njoftoi sot rivendosjen e kufizimeve në shtëpi dhe në publik të grumbullimeve pas rritjes së mbi 10 rasteve të koronavirusit për të pestën ditë radhazi.

Kryeministri i shtetit të Victoria, Daniel Andrews kritikoi banorët për mosrespektimin e kufizimeve të kontakteve shoqërore me puthjet e përqafimet dhe riktheu kufizimin e pesë njerëzve të mundshëm që mund të vizitojnë një shtëpi e 10 njerëzve si maksimumi që mund të grumbullohen në publik.

Kufizimet e vendosura prej marsit ishin në fuqi deri në 12 qershor, dhe anullojnë zbutjen e tyre me lejimin e grumbullimeve me deri në 20 njerëz.

“Është e papranueshme për familjet që meqënëse dëshirojnë që kjo të mbarojë, pretendojnë se në fakt ka mbaruar, kur diçka e tillë nuk është e vërtetë,” tha Andrews në një konferencë shtypi.

Zyrtarët raportuan sot në Australi 25 raste të reja me COVID-19, duke përfshirë dhe rastin qesharak mes familjarëve që ishin grumbulluar në një hotel ku karantinoheshin të ardhurit nga jashtë.

Andrews paralajmëroi se zonat urbane ku do të ketë infeksione do të kenë kufizime më të rrepta.