Asllani nuk firmos për Union Berlinin

Fisnik Asllani nuk firmos për Union Berlin, skuadrën gjermane të Bundesliga.

Sulmuesi, i cili mbush 18 vjeç në muajin gusht, pritet të nënshkruajë kontratën e parë si profesionist dhe ofertat për të nuk mungojnë.

Asllani ka mbyllur një sezon të suksesshëm, duke shënuar 15 gola në 16 ndeshje me moshat e Union Berlin. Tani ai pret të firmosë në një tjetër skuadër gjermane dhe për këtë menaxheri i tij, Kadir Ozdogan, është i bindur.

“Hoffenheim, Schalke, Hertha Berlin dhe Bayern Munich janë të interesuar për Asllanin. Mund të kalojë në një prej këtyre skuadrave, por jo te Union”, është shprehur për “bz-berlin.de” menaxheri i sulmuesit, i cili është ftuar më parë edhe nga përfaqësueset e moshave të Kosovës.