Tiago Silva kërkon pagë prej 10 milionë euro në vit

Paris, 19 qershor 2020 (MEDIAL) – Mbrojtësi Tiago Silva dëshiron të bëjë marrëveshje që do t’i garantojë pagë prej 10 milionë euro në vit, transmeton Goal.com.

Sipas burimit, Fiorentina dhe Everton janë të interesuar për brazilianin 35-vjeçar, marrëveshje e të cilit me PSZH-në vlen deri në fud të qershorit të këtij viti, por klubet “frikësohen” nga kërkesat financiare të futbollistit. Bëhet e ditur se Fiorentina është e gatshme t’i paguajë lojtarit vetëm 5,5 milionë euro.

Në sezonin 2019/20,, Tiago Silva ka luajtur 30 ndeshje për PSZH-në, ka një gol dhe një asistim. ar/