XHAKARTA – Një tërmet i fuqishëm godet arkipelagun Moluk

në kategorine Bota

XHAKARTA, 14 korrik /MEDIAL-AFP/ – Një tërmet i fuqishëm me manjitudë 7,3 ballë riter goditi sot Indonezinë, sipas institutit amerikan të gjeofizikës “USGS” që nuk ka lëshuar alarm për cunami.
Tërmeti ndodhi rreth orës 18:00 me orën lokale (09:00 GMT) në ishullin Halmahera, në arkipelagun Moluk në një thellësi prej 10 kilometrash.
“Tërmeti ishte mjaftueshëm i fuqishëm dhe detyroi banorët të dilnin nga banesat e tyre, shumë prej të cilëve për shkak të panikut qëndruan në rrugë”, njoftoi Mansur, një përfaqësues lokal i agjencisë së menaxhimit të katastrofave.
“Autoritetet po analizojnë situatën por nuk kanë informacione mbi viktima të mundshme apo dëme për momentin”, njoftoi një përgjegjës. /G.S/
.

Artikulli paraprakVëmendje brezit të ri të Drejtësisë, Caka: Na duhen juristë profesionistë për të sotmen dhe të nesërmen

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.