Vitaly godet sërish, mamaja e tij ndërpret një tjetër finale

në kategorine Sport

Vitaly Zdorovetskiy nuk di të ndalet tashmë. Pasi e dashura e tij, Kinsey Wolanski sundoi në finalen e Champions League dhe pasi dështuan ta bëjnë të njëjtën gjë në finalen e Copa America, tashmë janë rikthyer të bëjnë të njëjtën gjë në një tjetër finale.

Anglia dhe Zelanda e Re po përballen në finalen e kriketit për vitin 2019 në Indi dhe këtë herë ka qenë një tjetër femër që ka dalë në fushë me mbishkrimin “Vitaly Uncensored”.

Quhet Elena Zdorovetskiy dhe është nëna e Vitaly, e cila ka dalë në fushë, por vetëm për pak metra sepse rojet e sigurisë e kanë kapur shumë shpejt atë dhe e kanë nxjerrë jashtë nga krahët.

Epo tashmë trendi është krijuar dhe çdo kompani mund të tentojë të marrë famë në këtë formë. Gjë të cilën Vitaly e ka bërë precedent kur zbriti vetë në fushë në finalen e Kupës së Botës në Brazil, e bëri e dashura e tij në finalen e Champions League dhe tani e bëri edhe nëna e tij.

Image
Image

Burimi: www.botasot.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.