Turqi, mbërrin avioni i 7-të me pajisjet e sistemit S-400

në kategorine Bota

Në bazën ajrore Mürted/Ankara mbërrin avioni i shtatë me pajisjet e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 për në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria turke e Mbrojtjes, ka njoftuar se në bazën ajrore Mürted/Ankara ka mbërritur edhe avioni i shtatë me pajisjet e sistemit S-400.

Në kuadër të transferimit të pajisjeve për sistemin e mbrojtjes raketore dhe ajrore me rreze të gjatë S-400 në Turqi, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur mbërritjen e avionit të shtatë me pajisjet dhe se transferimi i pajisjeve vazhdon në mënyrë të planifikuar.



. . . .

Burimi: https://www.aa.com.tr/sq

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.