Kriza politike dëmton turizmin, turoperatorët: Ulet numri i rezervimeve nga të huajt

në kategorine Shqipëri

Jemi në kulmin e sezonit turistik, por ky vit nuk mbart entuziazmin e një viti më parë. Turoperatorët që sjellin turistë të huaj në vend konfirmojnë uljen e kërkesave dhe shkaktari kryesor mbetet klima e tensionuar politike si dhe fakti që 2019 ishte një vit zgjedhor.

 

Përtej disa anulimeve pranverore, bizneset e fushës thonë se kontrata e lidhura gjatë verës janë në proces zbatimi ku peshën kryesore vijon ta mbajë Durrësi. Por ajo që konstatohet është trendi rënës i interesimit të huajve që vijnë në mënyrë individuale.

 

2018 shënoi një bum në sektorin e turizmit, ku bizneset thonë se refuzuan kërkesat që vijnë nga partnerët, për shkak të mungesës së kapaciteteve. Por në 2019 ishin të huajt ata që u treguan skeptik për të zgjedhur Shqipërinë.

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.