Irani mohon pretendimet për bisedime me SHBA-të

në kategorine Bota

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Seyyid Abbas Musevi mohoi pretendimet se vendi i tij me ndërmjetësimin e Rusisë ka nisur bisedime me SHBA-të, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia iraniane e lajmeve IRNA, Musevi hodhi poshtë shkrimet se Teherani përmes Moskës bisedon me SHBA-të.

“Irani në asnjë nivel nuk merr pjesë në bisedimet me SHBA-të”, ka thënë Musevi.

Më herët disa media transmetuan se ministri i Jashtëm iranian dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kanë zhvilluar bisedime me ndërmjetësimin e Rusisë.



. . . .

Burimi: https://www.aa.com.tr/sq/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.