Deçan: Arrestohen disa persona pas aksionit të policisë për mbylljen e lojërave të fatit

në kategorine Kosovë

12:23, 14 Korrik 2019

Me datën 14 korrik 2019, duke filluar nga ora 01:00, në zonën e Deçanit, Policia ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’.

Stacioni policor në Deçan së bashku me inspektorët komunal ka verifikuar disa lokale në komunën e Deçanit, gjatë kontrollimit është hasur në një lokal i cili nuk kishte leje e as mbishkrim, në këtë lokal janë hasur 5-(pesë) aparate të lojërave të fatit duke funksionuar dhe një numër i konsideruar i formave rrumbullake të plastikës që shërbejnë për lojën e bixhozit.

Aparatet për lojërat e fatit janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit prej 48- orësh.

Gjate këtij aktiviteti nga inspektoret komunal është mbyllur 1- (një) lokal për arsye se i njëjti nuk posedonte leje përkatëse pune.

Gjithashtu policia ka verifikuar edhe 9- (nëntë), persona të gjinisë femërore të cilat ishin duke shërbyer ne atë lokal, të njëjtave iu janë sekuestruar dokumentet personale dhe në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, të njëjtat procedohen nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe të Migracionit.

Në këtë plan kanë qenë të përfshirë Stacioni Policor në Deçan dhe inspektorët komunal të komunës së Deçanit, të përkrahur nga Dogana e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Pejë.

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.