BRUKSEL – BE: Rusia të marrë masa të menjëhershme për respektimin e INF

në kategorine Bota

BRUKSEL, 14 korrik /MEDIAL-AFP/ – Bashkimi Europian i kërkoi sot Rusisë të marrë masa të menjëhershme për të garantuar respektin e traktatit të çarmatosjes bërthamore INF, në të cilin Moska ka formalizuar në fillim të korrikut pezullimin e pjesëmarrjes së saj.
“Jemi thellësisht të shqetësuar nga zhvillimi i situatës për sa i përket traktatit INF, që mund të përfundojë më 2 gusht 2019”, deklaroi shefja europiane e diplomacisë, Federica Mogherini.
E nënshkruar gjatë Luftës së Ftohtë, marrëveshja mbi armët me rreze të mesme ishte kritikuar nga Donald Trump në shkurt, më pas nga Moska, pasi dy vendet akuzohen reciprokisht se po e shkelin.
Vladimir Putin ratifikoi më 3 korrik pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë. /G.S/
.

Artikulli paraprakFOKUS – “Disney” vazhdon modernizimin fitimprurës të klasikëve vizatimorë

Burimi: http://ata.gov.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.