Basha me delegacionin e Komitetit Amerikano-Hebraik: Do vazhdojmë betejën tonë

në kategorine Shqipëri

Kreu demokrat, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim këtë të dielë me delegacionin e Komitetit Amerikano-Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, David Harris.

 

Takimin e ka njoftuar vetë Bashan ë një postim në “Facebook”. Basha shprehet se e ka theksuar para delegacionit se opozita do të vazhdojë pa kompromis betejën e saj kundër qeverisë deri në vendosjen e standardeve europiane në Shqipëri.

 

“Takim i përzemërt dhe shumë miqësor me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, z. David Harris. I shpreha z. Harris mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve. I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standartet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar.

Burimi: https://www.vizionplus.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.