Bakayoko mund të rikthehet në Francë

në kategorine Sport

Tiemoue Bakayoko mund të rikthehet në Francë. Mesfushori i Chelsea ndiqet me shumë interes nga kampionët e PSG, të cilët kërkojnë ta transferojnë në formë huazimi.

24-vjecari sezonin e kaluar luajti i huazuar te Milan, por pretendimet e larta ekonomike të ‘Bluve te Londrës’ bënë që kuqezinjtë të mos ushtronin të drejtën për blerjen e kartonit të tij, pavarësisht insistimit të tyre.

Për Bakayoko pati një sondazh edhe nga Inter, por sërish drejtuesit e Chelsea nuk pranuan opsion tjetër përveç shitjes përfundimtare të tij me kushtet ekonomike të vendosura prej tyre.

Tashmë me interesimin e PSG pritet të mësojmë nëse anglezët kanë ende të njëjtat kërkesa apo jo.

Burimi: www.botasot.info

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.