UNDP i dorëzon pajisje Policisë së Kosovës

në kategorine Kosovë

7:50, 12 Korrik 2019

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë sot do t’i dorëzojë 36 kompjuterë me monitorë Policisë së Kosovës në ndërtesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Këta kompjuterë do të shpërndahen në 36 stacione policore dhe do të përdoren nga personeli për regjistrimin e kërkesave për legalizimin e armëve. Procesi i legalizimit, i iniciuar nga Ministra e Punëve të Brendshme dhe i mbështetur nga Qeveria e Kosovës, filloi më 17 dhjetor 2018 për një periudhë gjashtëmujore dhe zgjat për tre muaj deri më 17 shtator 2019.

 

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.