Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim në NATO

në kategorine Maqedoni

Shkup, 12 korrik 2019 (MEDIAL) – Kuvendi popullor i Republikës së Turqisë mbrëmë e ratifikoi protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ratifikimin e Protokollit e konfirmoi në Tuiter edhe shefi i delegacionit turk në Asamblenë parlamentare të NATO-s, Osman Ashkin Bak.

“Kuvendi i madh popullor i Turqisë e kompletoi procesin ratifikues të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Si edhe deri më tani, Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në procesin euroatlantik-integrues”, shkroi Ashkin Bak në Tuiter.

Ratifikimin në Kuvendin turk mbrëmë e përshëndeti edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Falënderim Turqisë për ratifikimin e sontëm të Protokollit tonë për në NATO!teşekkür ederim!”, kumtoi në profilin e saj në Fejsbuk ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Deri më tani 19 nga 29 shtete e ratifikuan Protokollin dhe dhanë dritë të gjelbër për inkuadrimin e vendit tonë në Aleancën e NATO-s. .

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.