Tahiri: Provimi i noterisë ka qenë i organizuar mirë, s’janë pranuar familjarë

në kategorine Kosovë

12:45, 12 Korrik 2019

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka mbajtur konferencë për media lidhur me të arriturat procesit në rekrutimin e noterëve të rinj.

Ai ka thënë se sipas një analizë nga ana e tij është dashur të rritet numri i noterëve pasi në 10 komuna nuk ka noterë fare.

“Ashtu si e kam theksuar kam qenë i përkushtuar ne përzgjedhjen e rekrutimit. Prej ardhjes sime ka qenë përcaktim i imi pas një analize se duhet të rritet numri i noterëve. Pasi janë rreth 70 noterë ku një ditë do të dalin edhe ne pension konform edhe ligjit të ri si propozim i ministrisë së drejtësisë është organizuar provimi j noterisë. Jemi në përmbyllje të provimit kur sot janë shpallë rezultatet”.

“Numri i noterëve do të jenë rreth 130 komfort analizës, Kosovës i duhen rreth 200 noterë, si ministër nuk e kam parë të arsyeshme të rekrutohen numri i noterëve. Janë 10 komuna që s’kanë noterë fare”.

“Jemi në përfundim të një analizë ku prej 130 qe duhet të rekrutohen aktualisht mendojmë do të rekrutojmë 50 apo 60 noterë në fazën e parë. Çdo noterë që funksion ka mundësi që në këtë konkurse të kërkoj ndryshimin e vendit të tij p.sh na Prizren në Prishtinë. Sot janë shpallur rezultatet finale janë edhe 4 ditë që këta persona nuk janë pranuar të ankohen”.
Tahiri gjithashtu ka mohuar se janë pranuar familjarë në këtë konkurs madje ai tha se për çdo shkelje nëse është bërë ministria e Drejtësisë do të jap përgjegjësi nëse kjo dëshmohet.

“Është një prej proceseve më të organizuara dhe kushdo qe ka një fakt të vetëm që deri sot nuk është ofruar ose është manipuluar do të jap përgjegjësi edhe vet në jemi të gatshëm të japim përgjegjësi për çdo lëshim”.
“Vetëm gjykata mund ta kthej në pikën zero. Nuk është kompetent as ministri që te kthej në pikën zero. Prej 800 aplikantëve kemi mbërri në 175 do ta ndajmë në tri faza. Nuk kam pas asnjë familjarë as këshilltarë”, ka përfunduar Tahiri.

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.