Rinumërohen 11 kuti të Lezhës, “Kaubojsi” rikuperon 4 vota

në kategorine Shqipëri

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rinumëroi këtë të premte 11 kuti nga qëndra votimi në bashkinë e Lezhës pas ankesës së kandidatit Eduart Ndocaj.

Ky i fundit pretendonte se në kuti kishte më shumë vota sesa zgjedhës që kishin votuar.

Nga rinurimi, kjo gjë nuk është faktuar.

Por Ndocaj ka rikupëruar 4 vota në rezultatin final pas këtij rinumerimi në raport me rezultatin paraprak që ishte shpallur nga KQZ.

Në 9 qëndra të rinumëruara nuk ka pasur asnjë parregullsi,.

Parregullsi janë vërejtur në dy qëndra votimi. Në njërën prej tyre Ndocajt I mungonte 1 votë ndërsa në një qëndër tjetër I mungonin 3 vota.

Sidoqoftë rinumerimi I këtyre 11 qëndrave në ambjentet e KQZ nuk ndryshon kurrsesi rezultatin në bashkinë e Lezhës pasi Pjerin Ndreu fitoi me një diferencë shumë të thelle në mungesë edhe të rivalit kryesor  që do të dilte nga opozita.

Burimi: https://www.vizionplus.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.