Dymijë nxënës i nënshtrohen garës republikane të diturisë

në kategorine Kosovë

10:41, 12 Korrik 2019

Që nga ora nëntë e mëngjesit në kolegjin AAB në Prishtinë janë mbledhur rreth dymijë nxënës nga gjithë komunat e Kosovës.

Aty po mbahen garat republikane të diturisë dhe fëmijët e të gjitha shkollave fillore do të vlerësohen në lëndët që ata kanë treguar sukses në garat paraprake.

Fëmijët aty kanë ardhur të shoqëruar me prindër e mësimdhënës.

Nga momenti që do të fillojë, testi do të zgjasë 60 minuta.

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.