Zaev: Biseda me komikët rusë është punë private, e jo akt i Federatës ruse

në kategorine Maqedoni

Shkup, 11 korrik 2019 (MEDIAL) – Kryeministri Zoran Zaev bisedoi me ambasadorin rus, Sergej Bazdnikin, ndërsa sot pas hapjes së stacionit të 31-të të kompanisë Lukoil në shtet do të ketë edhe takim me të, i cili, siç theksoi, ishte caktuar që para dhjetë ditësh dhe nuk ndërlidhet me bisedat e tij telefonike me komikët rusë, të cilët i janë prezantuar si Petro Poroshenko dhe Jens Stoltenberg.

“Ne kemi komunikim të rregullt me të gjithë ambasadorët. Ky takim është caktuar që para dhjetë ditëve. Konsideroj se këto tallje apo paraqitje të rrejshme janë punë private, nuk janë akt nga Federata ruse dhe nuk guxojnë punët e këtilla të ndërhyjnë në marrëdhëniet tona miqësore. bashkëpunimi me Federatën ruse është një nga qëllimet tona, përforcimi i atij bashkëpunimi në plan ekonomik dhe çfarëdo lloj plani tjetër”, theksoi Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse deri më tani ka biseduar me ambasadorin Bazdninik për bisedat telefonike me Poroshenkon dhe Stoltenbergun e rrejshëm, në të cilat, mes tjerash, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është nën ndikim të Rusisë.

Zaev theksoi se ai angazhohet për miqësi dhe avancim të bashkëpunimit rajonal dhe se në bisedat me komikët rusë kjo edhe ishte konfirmuar.

Përmendi se angazhohet për zgjidhje të çështjes së Kosovës sipas shembullit të Marrëveshjes së Prespës dhe se dëshiron prosperitet të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në Kosovë.

Theksoi se dihet në opinion se Rusia nuk dëshiron që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e NATO-s, por jo për shkak nesh, por për shkak se është kundër zgjerimit të Aleancës.

“Ne jemi vend i vogël dhe dëshirojmë të jemi mike me të gjithë dhe ta ruajmë miqësinë madje edhe me ata të cilët janë kundër zgjerimit të NATO-s. Qëllimi ynë nuk është armiqësia ndaj Federatës ruse me atë që do të bëhemi anëtare e NATO-s, përkundrazi besoj se me atë vetëm do ta ruajmë paqen në Maqedoninë e veriut dhe në të rajonin”, shtoi Zaev. .

Изјави

Posted by MИА.mk on Четврток, 11 јули 2019

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.