Shqipëri-Izrael, shkëmbim të përvojave për Diasporën

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 11 korrik/MEDIAL/-  Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, u takua sot me një grup përfaqësuesish të organizatës ndërkombëtare izrealite “AJC”, me të cilët bisedoi për shkëmbimin e përvojave të të dy vendeve.
Gjatë takimit ministri Majko e njohu delegacionin me kornizën e plotë ligjore të hartuar për Diasporën shqiptare si dhe tematikat më të shpeshta që hasen ne komunitetin shqiptar në botë.
Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i AJC, David Harris, tha se është e rëndësishme që të dyja palët të shkëmbejnë përvojat me Diasporën, pasi Diaspora izrealite është një nga më të mëdhatë në botë, ka modele të mira që mund të aplikohen në Shqipëri, por nga ana tjetër edhe gabime nga të cilat mund të mësohet./k.s/

.

Artikulli paraprakPHENIAN – Koreja e Veriut reagon ndaj blerjes së avionëve F-35A nga Seuli

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.